Një pritje entuziaste iu rezervua kryetarit të PD-së në foltoren e organizuar sot pasdite në qytetin e Korçës.
Takimi përkon dhe me themelimin e 35 vjetorit të degës së kësaj partie në Korçë.
Kryetari i degës së PD, Korçë, Dhimitri Çyfeku ftoi qytetarët të bashkohen me Partinë demokratike në luftën për të kthyer shpresën besimin dhe shtetin e së drejtës.
“PD ishte dhe mbetet forca që ndryshoi rrjedhën e historisë së popullit shqiptar.
PD ka mision rikthimin e shpresës, rivendosjen e demokracisë, luftën e korrupsionit.
Prania e doktor Berishës është mesazh i qartë se PD është në këmbë e gati të luftojë. Unë të dashur miq nuk luftoj për karrige. As ju nuk keni luftuar për karrige por për dinjitetin e për të rinjtë që largohen.
Mjaft më me shtetin e kapur, mjaft më me korrupsion. Jepni dorëheqjen.
Ky 35 vjetor nuk është nostaligji por nisja e një beteje të re politike për fitoren e demokracisë. Në emër të PD-së dega Korçë ftoj qytetarët të bëhen pjesë e fitores”, tha ai.
Gazeta RD