I dha 90% të tenderave kunatit të Lindës. Kjo është arsyeja që kryehajduti i ka dalë në mbrojtje hajdutes së AKSH.
Rama ka reaguar sot në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Agjencinë Kombëtarë të Shërbimeve të Informacionit. • Në podkastin e tij “Flasim”, Rama i doli në mbrojtje Mirlinda Karçanajt, duke thënë se akuzat për drejtoreshën e AKSHI-t janë të hatashme, ndërsa theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike. • Sipas tij, Karçanaj ka qenë gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqipërisë, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë. • Në shënimet e javës, Kryeministri reagoi edhe ndaj kritikave politike dhe mediatike, duke deklaruar se, sipas tij, “Shqipëria e llumit dhe histerisë mediatike” nuk mund të pengojë progresin e vendit drejt Bashkimit Europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. • Rama u ndal veçanërisht te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se qeveria e tij ka garantuar pavarësinë e drejtësisë nga politika dhe ka hapur rrugën për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, përfshirë edhe brenda radhëve të pushtetit. • Kryeministri gjithashtu u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë organet e drejtësisë dhe të mbetet, sipas tij, garantja kryesore e Reformës në Drejtësi dhe e shtetit ligjor.
Gazeta RD