Në fund të fjalës së tij në ‘Foltoren’ pra kryeministrisë, kryetari i PD, Sali Berisha, me anë të një gjuhe të ashpër ka përshkruar gjendjen e qeverisjes dhe këtë situatë, ai e ka cilësuar si fundin politik të Edi Ramës dhe të “Rilindjes”.
Duke e paraqitur opozitën si shpresën e vetme për ndryshim, Berisha ka bërë thirrje për vendosmëri qytetare dhe mobilizim politik, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të opozitarëve mund të përmbyllet, sipas tij, cikli i një regjimi të kalbur.
Berisha: Pra zinxhiri vjedhjeve të tyre, i qëndrimeve të tyre nuk ka fund.
Shpresa e vetme për shqiptarët qëndron në mendjet dhe zemrat tuaja, në vendosmërinë tonë, vendosmërinë e popullit opozitar ta shndërrojmë këtë dimër në një ngricë përfundimtare për regjimin e kalbur të rilindjes.
Rilindja ka vdekur, kjo organizatë kriminale ka vdekur, ne duhet ta groposim atë.
Edi Rama ka vdekur politikisht, ne duhet ta groposim atë.
Edhe njëherë u uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar vitin 2026.
Uroj dhe ftoj opozitarët të përmbushim detyrimin tonë ndaj vetes, familjeve tona, ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Rroftë Shqipëria!
Gazeta RD