Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të martën e 30 dhjetorit në orën 11.00.
Kërkesa e ligjvënësve opozitarë, ka të bërë me shqyrtimin kërkesës së SPAK, për t’i hapur rrugë, autorizimit të Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit, zonjës Belinda Balluku, e cila njëkohësisht mban postin e numrit dy të qeverisë dhe drejton Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të ½ së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullohre”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.
“Kryetari i Kuvendit ka detyrim të njoftojë Rendin e Ditës dhe për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë”, thuhet më tej në shkresën e anëtarëve demokratë të Këshillit të Mandateve drejtuar Kuvendit.
Belinda Balluku është rikthyer në detyrë nga Kushtetuesja pas pezullimit nga GJKKO, për aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Loteve të Unazës së Madhe.
Gazeta RD