Shpërthim tritoli në hyrje të pallatit në Shkodër, një i vdekur

Ka humbur jetën personi që mbeti i plagosur pas shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Perash, në Shkodër.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një shpërthim të një boksi elektrik, por më pas kjo pistë është hedhur poshtë.

Sipas informacioneve, shpërthimi ka qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse, dyshohet tritol, e vendosur në hyrje të një pallati.

Personi i plagosur u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por për fat të keq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndjerit.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm …