PD kërkon mblidhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun: Mund të prishë provat!

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të martën e 30 dhjetorit në orën 11.00.

Kërkesa e ligjvënësve opozitarë, ka të bërë me shqyrtimin kërkesës së SPAK, për t’i hapur rrugë, autorizimit të Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit, zonjës Belinda Balluku, e cila njëkohësisht mban postin e numrit dy të qeverisë dhe drejton Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të ½ së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullohre”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

“Kryetari i Kuvendit ka detyrim të njoftojë Rendin e Ditës dhe për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë”, thuhet më tej në shkresën e anëtarëve demokratë të Këshillit të Mandateve drejtuar Kuvendit.

Belinda Balluku është rikthyer në detyrë nga Kushtetuesja pas pezullimit nga GJKKO, për aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Loteve të Unazës së Madhe.

About Redaksia

Check Also

Policia qëllon me plumba gome dhe gazlotsjellës drejt protestuesve

Teksa tensionet mes policisë dhe protestuesve janë shpërndarë në rrugët kryesore të Tiranës, efektivët kanë …