Berisha: Rrëzimi i Maduros, lajm i mirë për shqiptarët! Inkurajim për opozitën që të largojmë Ramaduron

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale tha se, rrëzimi i Maduros, lajm i mirë për shqiptarët! Ky është inkurajim për opozitën që të largojmë Ramaduron

“Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar.

Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.

Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro.

Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot gjithashtu populli iranian është në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve.

Qytete të tëra të Iranit janë përfshirë nga protesta të fuqishme.

Le të urojmë që Ajatollahu dhe suita e tij të kenë sa më shpejt fatin e Maduros”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje të rinjve të dalin në shesh: Vendi juaj sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren tek kryeministrit, u ka …