Maduro u arrestua nga njësia speciale amerikane/ Kush e ka rradhën pas tij?

Kush e ka rradhën pas Maduros?

Zyrtarë të SHBA-së, kanë deklaruar se Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar të shtunën nga anëtarë të njësisë elitare Delta Force, njësia më e specializuar e ushtrisë amerikane.

Njësia e njohur Delta Force ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan CBS News.

Ministri venezuelan i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, njoftoi në një video të publikuar në rrjetet sociale mobilizimin e forcave ushtarake në të gjithë vendin, pas sulmeve të ushtrisë amerikane.

Ministri i mbrojtjes bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” kundër Venezuelës. Ai deklaroi se të gjitha forcat e armatosura do të vendoseshin në terren sipas “urdhrave të Maduros”, por nuk përmendi kapjen e supozuar të presidentit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush e pengoi Arben Krajën të hetojë për krimin e madh në Portin e Durrësit?

Nga Adriana KALAJA Kush e pengoi Arben Krajën të hetojë për krimin e madh në …