Kryetari i PD, Sali Berisha lexoi mesazhin që la në ambientet e SPAK, ndërsa ka përsëritur akuzat ndaj Altin Dumanit, duke theksuar se krimet e tij nuk do të mbeten pa marrë ndëshkimin e merituar ligjor.
Deklarata u bë nga SPAK, ku Berisha nisi fjalën me urimin për Vitin e Ri 2026 dhe vijoi me një ton të ashpër kritik ndaj drejtësisë dhe figurave që ai i cilëson si kundërshtarë të pluralizmit politik.
“Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026.
Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre.
Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor”, tha Berisha.
Gazeta RD