Mandati i Ballukut, Bardhi: Belindës i dhanë 3 javë kohë, afati skadoi, Peleshi po fshihet!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe kryetarin e Kuvendit se po bllokojnë në mënyrë të qëllimshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke penguar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi bëri të ditur se pesë anëtarët e opozitës në Këshill kanë depozituar kërkesën formale për mbledhjen e tij, duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon që Këshilli mund të thirret edhe me kërkesë të gjysmës së anëtarëve të tij. Sipas tij, tashmë kanë kaluar tre javë nga momenti kur Prokuroria ka kërkuar lejen për arrestimin e Ballukut, ndërsa kryetari e Kuvendit dhe katër anëtarët e mazhorancës në Këshill vazhdojnë ta zvarrisin procesin.

Bardhi: Me përgjegjshmëri të plotë që na dikton edhe situata, po dhe funksioni ynë si anëtarë të Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, pesë anëtarët e opozitës në këtë këshill, në përputhje me rregulloren e kuvendit, kërkuan mbledhjen e këshillit të mandateve për të shqyrtuar, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Kërkesa e pesë anëtarëve të këshillit është e bazuar në rregulloren e kuvendit, që do duhet të jetë i vetmi dokument ligjor dhe i vetmi udhërrëfyes për deputetët e kuvendit, po mbi të gjitha për kryetarin e kuvendit. Dua të sqaroj qytetarët se Këshilli i Mandateve mblidhet përmes dy formave të parashikuara nga rregullorja e kuvendit. Konkretisht, neni 13 pika 6 e rregullores përcakton shprehimisht se këshilli mblidhet me kërkesën e kryetarit të kuvendit, siç ishte rasti i mbledhjes së datës 19 dhjetor, ose të 1/2 së anëtarëve të këshillit.

Duke u bazuar në këtë dispozitë të rregullores, kryetari i kuvendit ka për detyrë jo vetëm të njoftojë mbledhjen e këshillit, por gjithashtu të njoftojë edhe rendin e ditës. Sot mbushen plot tre javë nga dita ku prokuroria ka kërkuar lejimin e arrestimit për krahun e djathtë të Edi Ramës, bashkëpunëtoren e tij në krim, Belinda Balluku. Dhe po sot mbushen tre javë ku kryetari i kuvendit dhe katër përfaqësuesit e tjerë të Edi Ramës në Këshillin e Mandateve fshihen, njëlloj siç fshihen ata që kanë shkelur ligjin.

Ky është një akt i paprecedent që nuk ka ndodhur kurrë në Kuvendin e Shqipërisë, ku Këshilli i Mandateve të ketë marrë më shumë se tre javë kohë për të shqyrtuar një kërkesë të ngutshme të prokurorisë, qoftë përpara kryerjes së reformës në drejtësi, qoftë pas reformës në drejtësi.

Kjo edhe për faktin sepse neni 118 i rregullores së kuvendit, që rregullon mënyrën se si funksionon Kuvendi i Shqipërisë në rastin e kërkesave të prokurorisë për të autorizuar arrestimin e një deputeti, e trajton procedurën si një procedurë të ngutshme, si një procedurë urgjente. Konkretisht rregullorja përdor termat, kryetari i kuvendit njofton menjëherë. Pra, nënkupton një urgjencë në trajtimin e kërkesës. Ka një afat brenda dy javëve.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …