Përmbytja e Gjirokastrës, Tritan Shehu: Fatkeqësi e paralajmëruar, strukturat të veprojnë me shpejtësi

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Gjirokastër ku banorët janë në rrezik.

Shehu e cilëson situatën si një fatkeqësi të paralajmëruar dhe të përsëritur, pasojë e mungesës së investimeve të nevojshme në nivel bashkie dhe qarku.

Deputeti i PD i bën thirrje strukturave shtetërore përgjegjëse, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, që të ndërhyjnë me urgjencë për të stabilizuar situatën e rënduar dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Reagimi i Shehut

Aktualisht Gjirokastra e izoluar dhe bllokuar, banoret ne rrezik. Liqeni i Viroit bllokon rrugen nacionale. Qyteti nen ujrat E fuqishem qe vijne nga Perroi i Culles, i Ficos dhe te tjera nga lart. Sasi te medha vijne edhe nga Pazari.

18 Shtatori i mbushur me uje e materiale inerte te sjella poshte, nga lagja Granice. Rruget te bllokuara. Zona te tera ne Qytet, ne Lazarat, Dropull, Memaliaj, Kelcyre etj ne erresire te plote, si gjithemone mbas shiut apo eres. Fatkeqesi keto te paralajmeruara e te perseritura.

Por pa gjetur asnje pergjigje me investime per kete Bashki e Qark. Cdo gje e lene ne meshire te fatit dhe te shperthimeve te natyres. I bej thirje strukturave shteterore pergjegjese, lokale e qendrore, te veprojne me shpejtesi per te stabilizuar kete gjendje tejet te veshtire aty.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …