CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Reshjet, kryebashkiaku i Kavajës: Të gjitha strukturat në dispozicion, grupet e verifikimit në terren

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, duke publikuar edhe numrat e kontaktit ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë.

Qosja shkruan se, bashkia ka vendosur të gjitha strukturat në dispozicion të banorëve, ndërsa grupet e verifikimit janë në terren për tu ardhur në ndihmë familjeve dhe për të vlerësuar dëmet.

Reagimi i kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja

Njoftim për qytetarët-bashkia Kavajë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së përmbytjeve në disa zona, Bashkia Kavajë ka vënë në dispozicion të gjitha strukturat e saj për përballimin e emergjencës.

Grupet e verifikimit janë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmën ndaj familjeve të prekura.

Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë ose duan të raportojnë dëme, mund të kontaktojnë strukturat e bashkisë në numrat më poshtë:

📱+355 69 787 1465

📱+355 69 569 4664

Ose numrat e emergjencave:

Emergjenca: 129 (Policia) | 128 (Zjarrfikësit)

Ju lutemi të shmangni zonat e rrezikuara dhe të ndiqni njoftimet zyrtare.

Bashkia është në gatishmëri të plotë për çdo nevojë.

Faleminderit për bashkëpunimin.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …