Deputetja e Korçës: Të mbyllet urgjent rruga e shkatërruar Qukës–Qafë Plloçë

Deputetja e PD e Korçës, Ledina Alolli u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore për mbylljen urgjente të aksit Qukës–Qafë Plloçë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Alolli kërkon nga Autoriteti Rrugor, Ministria e Transportit dhe drejtuesit e Policisë së Qarkullimit Rrugor të mbyllin menjëherë qarkullimin në këtë aks, i cili tashmë është degraduar rëndë nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.

Reagimi

APEL URGJENT!

Të mbyllet sa më parë rruga e shkatërruar Qukës–Qafë Plloçë.

I bëj thirrje Autoritetit Rrugor, Ministrisë së Transportit dhe drejtuesve të Policisë së Qarkullimit Rrugor të mbyllin menjëherë qarkullimin në këtë aks, i cili tashmë është degraduar rëndë nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.

Kjo rrugë paraqet rrezik të lartë për jetën, ndërsa dëshmitë që më vijnë nga drejtues automjetesh janë një këmbanë alarmi për sigurinë e tyre dhe të pasagjerëve.

Veproni sa nuk është vonë. Çdo vonesë mund të ketë kosto shumë të lartë në jetë njerëzore.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i kreut të SPAK për funksionarët publikë që bashkëpunojne me krimin

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar …