Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama dhe Lubia po vazhdojnë me djegien, prishjen, manipulimin dhe asgjësimin e provave monstruoze.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të pashembullt, duke thënë se Rama “tejkalon Maduron” dhe se është gjykuar tashmë nga opinioni publik dhe interneti.
Ai u shpreh se këto janë përpëlitje të qeverisë për t’i shpëtuar përgjegjësisë, ndërsa ironizoi krahasimet mes Ramës dhe presidentit venezuelian Maduro.
Berisha: Unë jam këtu sot për të denoncuar gjithashtu krimin në vazhdim që po ndodh në ndërtesën e kryeministrisë dhe agjencitë që varen nga Lubi Balluku me djegien, prishjen, manipulimin, asgjësimin e provave monstruoze të Lubisë dhe Edi Ramës.
Ky është një akt i pashembullt.
Edi Rama tejkalon Maduron.
E morët vesh se ç’ndodhi në emision?
Një socialist i Delta Forcës, i thirrur aty, nuk thoshte u arrestua Maduro, por thoshte u arrestua Ramaduro.
Ekzakt, sepse ai e dinte se ai e meriton njëlloj si Maduro.
Ose t’u jap një shembull tjetër që do u habisë.
Futuni në internet, habia e internetit. Ajo xhakaventoja e tutave të Maduros, Nike, ajo është bërë virale numër 1 në Shqipëri. Në
Shqipëri, pastaj në SHBA, imagjinoni ju se të gjithë duan ta shohin Edi Ramën të veshur me të.
E tha bukur një gazetar.
Maduron e arrestoi presidenti Trump, Ramaduron e arrestoi interneti.
U shkonte ju mendja që xhakaventoja e Maduros të bëhej objekti më viral edhe se në SHBA? Njishi Shqipëria.
Por këto janë përpëlitjet e tij.
Sidoqoftë ne kërkojmë shpalljen me urgjence të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura.
Deputetët tanë, drejtuesit e degëve, janë në detyrë, duke shprehur solidaritetin e tyre me banorët dhe bizneset thellësisht të dëmtuara dhe bërë një përllogaritje paraprake për kompensimin e tyre.
Ka fabrika që kanë dhjetëra milionë euro investime të cilat janë të gjitha nën ujë.
Dëmet janë kolosale.
E tëra ajo zonë është zonë industriale në të vërtetë.
Gazeta RD