Kurajo Balluke! Flit! Edvin Rama është sot një vibrator!

Nga Ylli DYLGJERI

Për mua sot Shqipëria është në dorën e 2 Zv/ Kryeministrave:

Të Arben Ahmetajt,
dhe të Belinda Ballukut.

Të dy këto kanë në dorë skandalet e Kryeministrit Rama me fis e farë.

Ahmetaj pas goditjes dhe zhgënjimit foli publikisht. Mirënjohje!

Por Ahmetaj kishte një As: deri më tash nuk kishte gisht në skemat e vjedhjes.

Kjo u duk edhe nga hetimi që degjeneroj në vibratore e pllaka banje.

Këtë e njohim nga ky Zv/Kryeminister. Ai me dëshmitë e Tij destabilizoj dhe nxorri Asin tjetër, Balluken & Co.

Ai e hodhi në erë Edvin Ramën që sot dridhet. Edvin Rama është sot një vibrator.

E dyta, Balluku është Asi tjetër.

Balluku del e implikuar, e përlyer, bashkëpuntore e korruptuar.

Kështu thotë deri tani akuza, hetimi, faktet. Kështu akuzon SPAK.

Por, Belinda sot i ka të gjitha mbrojtjet për të bashkëpunuar me drejtësinë. Belinda nëse e bën këtë i ka të gjithë me vete veç Kryeministrit.

Belinda nuk ka më asnjë shanc për tu rehabilituar politikisht, por vetëm njerëzisht.

I vetmi shanc për të fituar veten, publikun, shqiptaret dhe nderkombëtaret është të flasë.

Belinda sot nuk është si gjyshi i saj para dënimit me vdekje. Belinda po qëndroj kështu, ështe vetem para dënimit me burg.

Ndërkohë ish zv Kryeministri Ahmetaj po vazhdon dëshmite në publik.

Ditën e Enjte te Peka priten bomba të tjera. Dhe bambat e Tij kanë treguar se shpërthejnë.

Atëhere çfarë pret më Ballukja?

Dosja me 10 mijë faqe që SPAK ka paraqitur kundër zv.kryeministres Belinda Balluku është për ta arrestuar.

Atëhere, më mirë të shkarkohet se të ngarkohet sërrisht? Ditet po vrapojnë.

Publiku dhe urrejtja po zjen. Janë irituar dhe militantët e majtë. Nuk janë irituar vetëm gazetaret e shitur.

Sot, nuk ka gjykatë që e shpëton Balluken nga manovrat politike të Ramës.

E vetmja rrugë është të bashkëpunojë. Jeta e ka vrarë në familje…

Ndaj, kurajo Balluke! Flit!

About Redaksia

Check Also

Katër vite që nuk është kapur asnjë gram kokainë/ Denoncimi i gazetarit për shifrat e trafikut të drogës

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se organizatat kriminale shqiptare kanë arritur përmasa alarmante, duke trafikuar …