“Izraeliti” konsiderohej si koka e grupit, ndërsa mburoja e tij dhe ortaku më i afërt konsiderohet Olsi Rama dhe Armand Josifi, i cili tani me bekimin e Ramës po strehohet në Dubai. Afera e tyre mashtroi mijëra e mijëra qytetarë nga Europa dhe vende të tjera dhe fitimet e tyre përmes skemës të call-center-ave llogaritet të kapin e shifrën e disa qindramilionë eurove.
Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut në Gjermani ka ngritur zyrtarisht aktakuzë ndaj një 50-vjeçari, të identifikuar si Mikheil B., i dyshuar si drejtuesi i rrjetit ndërkombëtar të mashtrimit online “Milton Group”, një skemë gjigante investimesh të rreme që ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh.
Hetime ndaj anëtarëve të tjerë
Në total, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik ia atribuon të akuzuarit një dëm të provuar nga kallëzime penale prej rreth 52 milionë eurosh dhe një dëm të fshehtë prej rreth 180 milionë eurosh. Vetë B. thuhet se ka përfituar rreth 29 milionë euro.
Ai duhet të përgjigjet për akuzat e mashtrimit të kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim kriminal. Për secilin nga dy komplekset e veprave penale, parashikohen dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet.
Ndërkohë, edhe anëtarë të tjerë të “Milton Group” janë në fokus të ndjekjes penale. Bëhet fjalë për një nga “rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të mashtrimit”, ndaj të cilit Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë po heton në fushën e mashtrimeve të organizuara online me investime, sipas Goger.
Vetëm në dhjetor 2025, një drejtues nga një call-center i grupit në Maqedoninë e Veriut është dënuar përfundimisht me katër vjet burg.
Në hetimet kundër këtij rrjeti mashtrimi, përveç Inspektoratit të Policisë Kriminale për Detyra Qendrore të Oberfrankenit, janë të përfshira edhe autoritete nga Saksonia. Gjithashtu, është krijuar një grup hetimor ku marrin pjesë edhe autoritetet e ndjekjes penale nga Shqipëria dhe Gjeorgjia.
Gazeta RD