Rruga 260 milion euro e Ballukut, masivi i dherave shembet mbi një automjet në Qukës-Qafë Plloçë

Një tjetër situatë skandaloze ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më parë nga ministrja Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.

Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale vetëm në pjesën e përparme.

Autoritetet ndërkohë po punojnë për pastrimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Ti që fshihesh pas Lubisë nuk ke shpëtim, bashkë me Ballukun do të arrestoheni!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga Foltorja para kryeministrisë tha se, …