Spahia: Sistemi shëndetësor më i vjedhuri, shqiptarët paguajnë mbi 60% para nga xhepi për shëndetin e tyre!

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, denoncoi sot se në spitalet e vendit dhe farmacitë spitalore përdoren ilaçe të skaduara, ndërsa ka edhe mungesë të medikamenteve të rëndësishme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit deputeti i PD tha se kjo është një skemë kriminale e ndërtuar mbi korrupsion. Spahia i bën thirrje institucioneve të nisin hetimet për personat përgjegjës dhe t’i hetohet pasuria.

Deklarata

Vetëm në QST, për 26 barna nga të cilat 14 prej tyre alternativë e vetme dhe 12 prej tyre alternativë e parë, nuk ka pasur disponibilitet përgjatë periudhës së auditimit.

Ky shqetësim nuk është paraqitur si problematikë nga FSDKSH-ja.

Situatë e ngjashme është shfaqur edhe në spitalet rajonale, ku mbi 31 barna të marra së bashku si alternativë të vetme, nuk ka patur disponibilitet.

Po ashtu, diferencë në sasi 400 njësi për farmacinë spitalore në Durrës.

Diferencë në sasi 185 njësi në farmacinë spitalore Shkodër. Diferencë në sasi 1015 njësi për farmacinë spitalore Elbasan dhe diferencë në sasi 517 njësi për farmacinë spitalore Korçë.

Lista e barnave të rimbursueshme në 28 barna mungon çmimi CIT i rekomanduar e ndërsa në 12 ka vetëm leje importi.

Penalitete të pa aplikuara ndaj subjekteve që nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale me FSDKSH-në, të cilat variojnë nga 7 në 8 milionë lekë të reja, për 16 kontrata barnash.

Diferenca për disa subjekte të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 150 milionë lekë të reja përgjatë periudhës së auditimit.

Ky nuk është një rast i izoluar.

Nuk është një gabim teknik, nuk është një dështim administrativ. Kjo është një skemë e përsëritur, e mirë organizuar dhe e ndërtuar mbi korrupsion, klientelizëm dhe kapje të shtetit.

Kjo është arsyeja pse sot shqiptarët përballen me spitale të rrënuara, me mungesë mjekësh, me barna të skaduara nëpër spitale dhe me shpenzime të papërballueshme për kurimin e tyre.

Sot, shqiptarët paguajnë mbi 60% para nga xhepi për shëndetin e tyre, pra 1.5 herë më shumë se sa paguan qeveria nga taksat tona për shëndetësinë.

Realiteti nuk mund të sfumohet më me premtime boshe dhe as me propagandë. Kjo qeveri prej 13 vitesh nuk ka patur asnjë ditë qëllim reformimin e sistemit tonë shëndetësor. Përkundrazi, ka patur vetëm një qëllim, vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Për këtë arsye, ne kërkojmë: nisjen e menjëhershme nga SPAK të hetimeve, si dhe nga prokuroria, për të gjitha shkeljet, falsifikimet dhe dëmet ekonomike të konstatuara në këtë raport.

Këto nuk janë thjesht shkelje administrative, por janë vepra penale. Shkarkimin dhe ndjekjen penale të drejtuesve të FSDKSH-së dhe strukturave të kontrollit që kanë mbyllur sytë përpara skadencave, mungesave dhe inventarëve fiktiv.

Auditimin i plotë të pasurisë së zyrtarëve që kanë lejuar këto abuzime. Shëndeti nuk është mall dhe buxheti i shtetit nuk është plaçkë për t’u ndarë mes një bande hajdutësh. Abuzimi me ilaçet e të sëmurëve është forma më e ulët dhe më çnjerëzore e korrupsionit. Të nderuar qytetarë shqiptarë, çdo ditë më shumë në pushtet i këtij karteli keqqeverisës është rrezik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …