Pjesë nga Intervista
Arben Ahmetaj: Sa i takon portit të Durrësit dosja është shumë e madhe. Janë të treja proceduriale, financiare dhe juridike.
Po flas për Porto Romanon.
Për ta shpjeguar për qytetarët është ofruar një kontratë FIDIC.
Kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Pra vërtet nis me një fond limit, por duke ecur e duke dalë punë, duke ecur e duke dalë punë e duke u financuar.
Është shumë e rrezikshme dhe tregon sic e kam të vërtetuar që projekti ka mangësi të theksuara dhe të verifikuara nga një MEMO që sot ekziston në portin e Durrësit e firmosur nga Kreshniku, (Shenim redaksional: Kreshnik Bajraktari) drejtori i Portit dhe specialistët ku vërehen të gjithë mangësitë në projekt. Megjithatë atij I është kërkuar të bëhen pagesat.
Një nga problemet.
E dyta: Projektuesi, që është një kompani holandeze është bërë dhe menaxhuesi i projektit ‘Royal Haskoni’ (Shenim redaksional: Royal Haskoning DHV)
Në cilin vend të botës keni parë që detyra funksionale që i takojnë administratës ti jepet projektuesit dhe menaxherit të projektit? Këta ia kanë dhënë dhe i kanë paguar gati 13 milionë euro.
Përpos të tjerave ka konflikt interesi me punonjës të ‘ARKONS’, kompani shqiptare që ka qenë dhe tek projektimi pastaj punonjës janë dhe tek menaxhimi i projektit, pra kontratë projektimi dhe kontratë menaxhimi projekti.
Çdo të thotë menaxhimi i projektit? Jua them shqiptarëve
Këta do të vendosnin kush do të jetë fituesi, aksesojnë sistemin, bëjnë vlerësimin. Pra. detyrën e shtetit ia kalojnë një private. Shkelje e drejtëpërdrejtë proceduriale e ligjit të Prokurimeve.
E dyta që është shumë e rëndësishme. Shqiptarët nuk e dinë, porti është me dy faza, një tani e një në 2060.
Në kontratë, në plan.
Dhe praktikisht porti që ndoshta (se do të them një pikë të pestë në fund) do ta ndërtojmë, se ekspertët mendojnë se është ranore e vështirë të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s’jam specialist, ju referova, dikujt tjetër ka kosto të madhe, prurjet janë të mëdha, pavarësisht 14 metrave thellësi ata mbushen shpejt për shkak se është ranore është e vështirë që të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s’jam specialist.
Praktikisht në raport me portin e Vlorës sot, jemi duke folur për portin sot ekzistues. Ka 4 terminale, me gjatësi kalatash 2 mijë metra linear.
Për të mos thënë pastaj, porti i Durrësit e ka 1.5 milionë pasagjerë përpunimin, maksimumi i portit të ri do jetë 1 milion pasagjerë.
Jemi duke folur për një rrezik përtej financiarit. Jemi duke folur për një rrezik që Shqipëria të ngelet pa Port.
Sepse Dubai Durrës Port, Alabari dërgon letra zyrtare, kërkon lirimin e portës katër sot, por nëse lirohet porta 4 s’ka më port Shqipëria.
E nesër del Muhamet Alabarit i lind e drejta të vejë në arbitrazh na varrosi. Sepse sipas kontratës që ka, ne nuk po i lirojmë hapësirat. Unë kam pasur qëndrim komplet tjetër për strukturën e asaj pjese. Por kjo është e vërteta.
Gazeta RD