Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk duan të kompensojnë qytetarët

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference për shyp i kërkoi qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve dramatike.

Berisha tha se, narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk duan të kompensojnë qytetarët.

Berisha: Përmbytjet nga shirat kanë marrë dimensione të reja dramatike, proporcione të reja dramatike në mbarë vendin.

Narko-qeveria është në narkozë të plotë, është jashtë çdo lloj imagjinate, jashtë çdo lloj standardi, që në kushte kur mijëra e mijëra banesa, dhjetëra mijëra qytetarë kanë shtëpitë e tyre të përmbytura, kanë bizneset e tyre të përmbytura, kanë jetën e tyre të kërcënuar, qeveria, narko-qeveria jo vetëm që nuk vendos gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila detyron të ashtuquajturim shtet të mobilizojë të gjitha burimet për të ndihmuar, për të shpëtuar, për të nxjerrë nga rreziku banorët e zonave të kërcënuara, të përmbytura, por lëshon dje një tallje cinike, në të cilën pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi dhe Itali, një fantazi e sëmurë e një fantazisti të sfazuar, njeriu i cili tani po përjeton net tmerri çdo natë për shkak të krimeve të tij të bëra evidente.

Por unë prapë do ndalem edhe njëherë tek zonat e përmbytura.

Durrësi është përmbytur, pa diskutim që reshjet e mëdha janë shkaku themelor, por ajo që e favorizoi në mënyrë të paprecedent është gjendja katastrofale e kanalizimeve dhe hidrovorëve, atij të Porto Romanos dhe atij të zonës sipër Bishtit të Pallës, e cila mbron të gjithë atë ultësirë.

Pra, këto dy hidrovorë, i pari ka disa porta që nuk i funksionojnë, kurse hidrovori i Hamallajt i ka pompat e djegura.

Përveç kësaj kanalizimet janë bllokuar me ndërtime të tjera ose nuk janë pastruar.

Pra, në këtë situatë gjithçka favorizon ujin për të përmbytur qytetarët, shtëpitë, bizneset e tyre.

Situatë dramatike, tepër kërcënuese është në zonën e Novoselës ndaj dhe Bashkia e Vlorës ka kërkuar evakuimin.

U bëj thirrje banorëve të evakuohen sa më parë sepse lumi Vjosa është një lumë me rrezikshmëri të pakrahasueshme me asnjë nga lumenjtë e tjerë të vendit në befasinë e prurjeve të tij.

Lumenj të tjerë kanë dalë dhe përmbytur zona siç është lumi i Drojës, që në fakt është një përrua në realitet, por gjatë shtrëngatave të mëdha bëhet lumë i rrëmbyer dhe ka çarë argjinaturat dhe ka përmbytur zonat e tjera.

Në asnjë vend nuk gjenden qeveria dhe përfaqësuesit e narko-qeverisë, përveçse ministri i Drejtësisë që kishte shkuar në burg dhe kishte veshur kominoshet e burgut për të dëshmuar se qeveria e tij është një qeveri e mbytur komplet.

Ndaj dhe para kësaj situate, dënoj me forcën më të madhe këtë indiferencë çnjerëzore, moshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila ka tejkaluar, plotëson në këto rrethe të gjitha kriteret për t’u shpallur.

Por kjo mosshpallje vjen për shkak se nuk duan t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre.

Sepse shpallja e gjendjes së fatkeqësisë detyron qeverinë të kompensojë të gjitha dëmtimet e krijuara nga fatkeqësia.

Këtu qëndron fakti që narko-qeveria dhe Edi Rama sodisin.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …