Tragjike/ Ky është punonjësi i bashkisë që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 54-vjeçari, Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Hysenaj, punonjës i bashkisë së qytetit, është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”, sqaroi Policia.

Qyteti i Durrësit vijon të jetë në gjendje alarmante nga përmbytjet. Me dhjetëra banesa janë nën ujë dhe shumë banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …