E kam më kollaj ta them këtë gjë se s’jam as anëtar i Partisë Demokratike, as i bashkangjitur në çfarëdo lloj mënyre. Problemi kryesor që ka është problemi i besueshmërisë. Domethënë normalisht në çfarëdo lloj vendi ë europian normal me demokraci sot në botë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme që ne s’i kemi, do të mjaftonte jo një opozitë e shkëlqyer, por thjesht një opozitë normale, mesatarisht, që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo thjesht nga pushteti por dhe nga historia. Kështu që ky është burimi i parë që duhet të kërkojë, në fakt, opozita po flas në tërësi.
Nga ana tjetër pastaj unë mendoj që, opozita, dhe prapë flas gjithmonë opozita në tërësi, jo thjesht Partia Demokratike, nuk e ka luksin që të shmangë nga radhët e veta ose të krijojë konflikte të të brendshme ose çfarëdo lloj ndarje, përçarje e të tjera e të tjera, hiq ndonjë rast pastaj si puna e marksistëve të Arlind Qorrit, Lëvizjes Bashkë, kjo është muhabet tjetër pastaj.
S’po flasim për atë. Nga pikëpamja ime dhe hajduti më i madh në botë është më i preferuar në raport me një me një komunist, me një marksist. Po e lëmë atë pjesë, edhe ajo është e diskutueshme. Edhe edhe ata në fund të fundit mund të kontribuojnë në qoftë se dëshirojnë, pavarësisht se e dimë shumë mirë që nuk, as nuk e kanë plan, kështu që s’ia vlen me u lodh me atë aspekt. Çfarë bëhet me pjesët e tjera pastaj?
Mendoj që Partia Demokratike dhe partitë e tjera do të duhet të mblidheshin në fakt dhe të diskutojnë jo me hartime, poezi e të tjera e të tjera, dhe pa pas nevojë të trajtojnë, të nxjerrin problemet dhe diskutimet. Të gjithë problemet që kemi këtu, edhe unë jam vetë sipërmarrës përveç të tjerash, i dimë shumë mirë. S’ka nevojë t’i diskutojmë se çfarë qeverie është kjo, e dimë shumë mirë.
Çështja është, unë mendoj që në qoftë se do ketë një lloj bashkëpunimi, duhet ndërtuar mbi bazën e diçkaje konkrete, mbi bazën e një propozimi konkret, një platforme konkrete, në bazë të së cilës, pse jo dhe mu bë qejfi shumë mirë që dëgjova nga nga doktor Berisha atëherë më përpara, ato dy pikat e para, domethënë një, ajo që është themelore, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se këtu fillon i gjithë diskutimi, dhe prandaj dhe ne sot kemi këtë që kemi, këtë lloj situate dhe këtë lloj qeverisje, dhe dy pastaj, pika e dytë që është gjithashtu shumë e rëndësishme, çështja e mbrojtjes dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë. Këtu PD-ja është me luhatje. Megjithatë, unë vetë kam konstatuar këto kohët e fundit që ka një lloj qëndrimi shumë më pozitiv.
Do të duhet me u bërë e qartë dhe të tjerëve me sa duket se tek një pjesë e mediave akoma s’ka mbërritur kjo gjë. Domethënë, sot institucionet më të besueshme në Shqipëri janë institucionet e drejtësisë. Shumë më larg partive. Domethënë, do s’do PD-ja, Shehaj, Lapaj e të tjera e të tjera, sot institucionet më të besueshme janë pikërisht këto. Dhe bashkëpunimi me partitë e tjera nuk është çështje luksi, është çështje domosdoshmërie. Pse? Sepse, dhe ja marr një çikë me këtë punë se kam dhe instiktet e vetë të të politologut, njeriut që edhe e shikon, e studion politikën, jo si analist televizioni po dikush që ka ca reflekse të tjera, pak më të thella. Nga ato 150.000 votat që kanë marrë sot partitë e reja dhe të vogla, një pjesë e mirë e atyre votave janë vota që s’do të shkonin kurrë tek e djathta. Te asnjë parti e djathtë. Janë vota që janë marrë në zona si si, ato që PD-ja e quan Stalingrad në fakt, me shumë të drejtë.
Tani, janë vota të cilat nuk do të shkojnë ndonjëherë tek e djathta sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Në rastin më të mirë, këta janë njerëz që nuk, thjesht abstenojnë dhe nuk votojnë. Kjo është dhe një arsye tjetër pse në fakt votat e këtyre partive janë të nevojshme. Dhe shumë mirë që dhe ftesa iu bë dhe atyre, dhe unë kam qenë i mendimit që duhet, do të duhet të ishim. Megjithatë mendoj, kjo është thjesht çështje teknike, që në qoftë se ftohen për diskutim dhe për bashkëbisedim, nuk ka nevojë dhe thjesht të bëhen edhe publike. Ndoshta mund të jetë edhe një tryezë diskutimi që mund të bëhet mbi një platformë duke nisur nga ato dy pikat.
Por mendoj që duhet më tepër sesa kaq. Mendoj që duhet që Partia Demokratike të tregojë edhe një nivel besueshmërie, një nivel parimor më të lartë sesa ai që ka pasur deri më sot. Për shembull, nuk ka kuptim që Partia Demokratike ta lejojë veten që të shfaqet si bashkëpunuese me Partinë Socialiste për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër pastaj t’i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Çfarë kuptimi ka kjo? S’ka asnjë lloj kuptimi. Në qoftë se PD-ja është e sinqertë tek bashkëpunimi, unë mendoj dhe është akoma në kohë, dhe hapi i parë është bërë sepse në këtë moment nuk është bashkëpunuese, e ka pezulluar bashkëpunimin, me sa di unë në parlament, le ta vazhdojë këtë edhe një hap më tutje.
Gazeta RD