Nga Luçiano BOÇI
‘Vjedh, por ka bërë punë’- një shoqëri që e përdor këtë frazë nuk po justifikon një individ, por po normalizon abuzimin me pushtetin.
Kjo është ajo që relativizon të keqen dhe i jep status VJEDHJES së pushtetarëve.
Dhe kur vjedhja relativizohet dhe puna shndërrohet në alibi, shteti pushon së qeni ligjor dhe kthehet në treg pazari.
Ndërkohë mos harrojmë që korrupsioni është ‘status’ juridik e moral që ka emër konkret.
Nuk ka ‘punë të mirë’ që e shlyen shkeljen e ligjit. Ka vetëm ligj të zbatuar ose shfrytëzim posti për të pervetësuar para.
Benet Beci mund të jetë ‘ma i miri i tanëve’, por ama ‘ma i miri’ dhe në përlarjen e fondeve – thotë SPAK
Kjo i humbet atij besimin që i është dhënë nga shkodranët.
BESIMI është moral, është karta që t’i nënshkruan me publikun.
Është koha që Beneti ta dorëzojë besimin me mirëbesim, pra me dorëheqje.
p.s kur Rama erdhi në pushtet e akuzoi e arrestoi njerëz për 30 mijë lekë të vjetra energji ‘të vjedhur’, disa për moral u vetëflijuan se nuk duruan turpin që u ngjiti Rama.
700 milion besoj se mjaftojnë për një dorëheqje.
Gazeta RD