Ai që nuk është këtu te shoqëria ime civile, ça është? Është kulak? Ça është? Armik populli? Nga kjo shoqëri civile na kanë rënë partickat. U lodhëm me shoqërinë civile. Jo, ka njerëz që luftojnë. Është çështje vullneti. Nisma qëndisma, OPA-ja, Bojaxhiu, libri, fletorja, të gjitha këto, çfarë? Shoqëri civile. Ç’do të thotë shoqëri civile? Hë? Ka politikë të mirë dhe të keqe. Nuk ka politikë të re dhe të vjetër. Të gjitha këto, energji të reja, fytyra të reja. Politika nuk është ‘Mister Albania’. Nuk ka republikë të re apo të vjetër. Ka republikë të mirë ose të keqe. Nuk ka asnjë sistemi kështu, sistemi ashtu. Sistemin e bëjnë njerëzit dhe e zbatojnë njerëzit. Është çështje vullneti. Kaq.
Në qoftë se do rrimë me këto stërhollimet, leftisto, shpihafisto, ku di gjë unë si i quajnë këta, s’kemi për të zgjidhur asgjë. Historia e opozitës për mua është histori suksesi. Mbijetoi. Ia doli sulmit të dytë më të egër mbas ’45-ës. Tani e keni në dorë ju, zotërinj. Në doni një këshillë ose një ide nga unë si Neritan, djali i këtij populli. Ne jemi popull konservator. Gjëja e parë që bën shqiptari është shtëpia. Bëhuni e djathtë konservatore. Për mendimin tim, ky është sugjerimi im. Pastaj ju e dini vetë, jeni burra të mençur, keni kaq vite në politikë. Këtë mendoj. E para. E dyta, si? Si fitohet? Fitohet shumë kollaj. Shumëkush mund të thotë, “O, ç’na the!” Po, po, fitohet shumë kollaj.
John Fitzgerald Kennedy ka thënë, “Mos mendo çfarë do bëjë atdheu për ty, por çfarë do bësh ti për atdheun.” Dhe nuk ka asgjë që e mposht zemrën e një vullnetari. Unë jam krenar që jam pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një lloj mënyre ne vumë një lloj standarti. Betejë përditë, përditë, përditë, dhe kishim një mal shumë të madh përballë. E dini ju shumë mirë. Kishim gangsterë, oligarkë, parlament kundër, qeveri kundër, bashki kundër, administratë kundër.
Ia dolëm vetëm duke ndenjur aty përditë, përditë, përditë. Sepse zemra jonë ishte vullnetare. Edhe s’e mposht dot, një vullnetar nuk e mposht dot. Nga ajo mori shembull Unaza e Madhe, nga ajo mori shembull Rrugica e Lirisë, rënia e Lalë Fikut. Përditë aty. Nuk të mposhtin dot. Sigurisht dhe alternativat duhen. Shqipëria nuk është e vjedhur. Shqipëria është e bastisur. Hajduti të vjedh paratë dhe mjetet me, ato gjërat me vlerë në shtëpi. Kurse këta e kanë vjedhur, kanë thyer dhe ato që s’të duhen, i kanë zhvatur edhe suvanë dhe e kanë djegur Shqipërinë.
Shqipëria është në anarki moderne. Asgjë nuk funksionon. Parlamenti është qesharak, qeveria janë të gjithë për hallin e vet, kush do vjedhi më shumë se tjetri, kush do rrijë në pushtet më gjatë, kush do korruptojë më shumë. Dhe ne merremi me paranë. Paraja është elementi i fundit i korrupsionit. Korrupsioni fillon këtu dhe këtu. Në qoftë se zgjedhim njerëz me shpirt të fortë dhe me mendje të kthjellët, në qoftë se i shkohet qytetarit dhe i shikohet drejt në sy, atëherë fiton. Sepse këto produkte të rrjeteve sociale dhe e këtyre strërkalave të pështymës historike në objektiv tek e studiove të kamerave, të studiove të bëra me pleksiglas, pleksiglasi është anihigjenik, nuk çojnë asgjëkundi. Qytetarët duhen takuar. Përditë aty. Edhe fiton. Unë këto dy gjëra sugjeroj. Një reformatim ideologjik, sepse në fund fare partitë janë bashkim i njerëzve që kanë të njëjtat ide dhe krijojnë një ideologji për të fituar.
Gazeta RD