Përmbytjet/ Rama: Fajin e ka opozita pse nuk punojnë hidrovorët në Durrës!

Pasi u përmbyt pothuajse e gjithë Shqipëria dhe strukturat shtetërore ishin në kokërr të gjumit sot është kujtuar lideri global që të trajtojë këtë çështje dhe ka mbledhur sot perfaqësusit e qeverisë dhe pushtetit lokal pë t’i udhëzuar si të bindin shqiptarët që rilindja nuk ka faj.

Me mijëra hektarë tokë, me qindra banesa e biznese nën ujë, një humbje jetë, rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura, me miliona euro dëme materiale për banorët e zonave nën ujë. Ky është bilanci dramatik i këtyre ditëve për shqiptarët. Ndërkohë që kanalet e kullimit nuk funksiononte asnjë pasi ishin bllokuar nga mbeturinat që nuk incenerohen ngaqë qeveritarët e Ramës kanë vjedhur paratë e inceneratorëve.

Hidrovorët që bllokoheshin e që nuk punonin. Pasi ishin bërë pa studim dhe paratë që ishin më miliona euro ishin vjedhur.

Rama doli, siç e ka zakon që të bindë shqiptarët që ai dhe qeveria e tij me Ballukun që SPAK kërkon arrestimin nuk kanë abuzuar aspak me paratë. Por fajtori është ai që i paska lënë borxhe pa paguar për kanalet e dhe hidrovorët. Borxhe qeveritare që siç duket nuk e kalojnë shumën e vjedhur tashmë nga ai dhe Balluku në tunelin e Llogarasë.

Fajin përveç kësaj e kishte edhe shiu që ra. Ndërkohë që Shqipëria është përballur edhe here të tjera me përmbytje që janë menaxhuar krejt ndryshe. Dhe qytetarëve u është dhënë ndihmë e mbështetje që ditën e parë e ne vijim nga strukturat shtetërore.

Dje për shqiptarët e vetmja ndihmë ishte të nxirrnin në televizor gjithë kohën Ballukun që të tregonin se edhe pse e akuzuar e nën hetim për vjedhje akoma po mendon për të popullin e saj, ose për të vjedhur sërish. Po mediat e inceneratorëve ishin të gjithë pas saj. Çfarë uniteti.

Rama: Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit përmbyten vende në krejt rajonin tonë, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër. Kur ne erdhën në qeveri në malin e borxheve që na lënë në trashëgimi aleatet e shiut ishte edhe një pjesë e tërë borxhet nga përmbytjet e Shkodrës. Ne i shlyem ato borxhe dhe nuk kemi hyrë më në borxh të kësaj natyre me njerëzit. Investimet prej 250 mln euro në dekadën e fundit kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kulluese që ishin të stërpërgjysmuara. Kanë përforcuar argjinaturat, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin pushuar se punuari prej vitesh.

Ka akoma mësime për të nxjerrë dhe për të mbushur. Por nëse reshjet e pazakonta ranë dhe përmbytën shumë vendet të rajonit, sot Shqipëria ka reaguar ndryshe. Sot kemi rritur ndjeshëm reagimin. Kemi dalë më të fortë para fatkeqësive. Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here, do t’i qëndrojmë me dinjitet shtetëror çdo detyrimi ndaj tyre, për banesat dhe gjënë e gjalla.

Propaganda e pastër e Ramës nuk ndalet. Mes të tjerash ai nuk harroi që tu japë porosi deputetëve të PS-së që të jenë në zonat e përmbytura, për të ndihmuar banorët dhe për ti mashtruar ata që ai të mund të vazhdojë sërish të jete kreu i qeverisë e që në përmbytjen e radhës sërish fajtorët janë ata që kishin qene dikur në qeveri para 15 vjetësh. Çfarë tallje me shqiptarët./E.I/

About Redaksia

Check Also

Diaspora dhe tre dimensionet e Brain Gain

Andi Mustafaj Anëtar i Departamentit Brain Gain Zgjedhjet parlamentare të fundit nxorën në pah hendekun …