Shiu ndaloi, por e vërteta e hidhur doli në sipërfaqe. Ndërsa narko-qeveria monton kronika patetike me suksese imagjinare, mijëra familje dhe fermerë po shohin mundin e jetës të shkatërruar nën ujë.
Mos u gënjeni. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, është fatkeqësi qeverisëse. Uji që ka hyrë në shtëpitë dhe tokat e qytetarëve shkodranë dhe në mbarë Shqipërinë është dëshmia e fondeve të vjedhura për kanale që nuk u pastruan kurrë dhe argjinatura që mbetën vetëm në letër, apo investime ne hidrovore imagjinare.
Mjaftoi shiu me një intensitet aspak ekstrem për të nxjerrë në pah pasojat e babëzisë, paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj bande hajdutësh.
Boll me shfaqje televizive e propagandë idiote që ulëret injorancë e cinizëm.
Qytetarët nuk duan fjalë, duan ndihmë dhe dëmshpërblim tani!
Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet sot atyre që po vuajnë pasojat e babëzisë suaj. Kjo është një faturë që qytetarët e ndershëm e të vjedhur nuk do ju a falin.



Gazeta RD