Berisha: 2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave! PD mbështet opozitën iraniane në betejën e saj

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, u shpreh se viti 2026 është viti i përmbysjes së diktaturave, një vit i zi për regjimet autokratike dhe një vit lirie për popujt.
Ai theksoi se pas vendosjes para gjykatës të liderëve si Maduro dhe Ramaduro i Venezuelës, tani është radha e Ajetollahëve të Iranit. Sipas tij, populli iranian është ngjitur në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, duke kundërshtuar një regjim që është përjetuar si më obskurantisti në historinë e vendit.
“2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave.
Viti i zi për diktatorët.
Viti i lirisë për kombet.
Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit.
Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve.
Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë.
Por marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë.
Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara.
Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë.
PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur.
PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë debat! Janë arratisje nga llogaridhënia!

Nga Jorida TABAKU Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë …