Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë demokratike!
Ai theksoi se, Edi Rama, së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Lubi Balluku, Linda e AKSHI-t, dhe të tjerë, janë të përfshirë në një skemë të rëndë korrupsioni, duke përfaqësuar një regjim që është një nga mafiet më të rrezikshme në Europë.
“Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë demokratike. Tani më duhet tu them këtu, se Edi Rama me Lubi Ballukun, me Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrellit të implikuar në çështjetet e AKSHI-t.
Me Agaçin, Agasin dhe Kokokën e të tjerë, është dëshmuar shembulli më i zi, i një kryeministri, padrino i vërtetë i një nga mafiet më të rrezikshme në Europë, dhe ju siguroj që opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme.
Mos harroni, janë 7 rezoluta ndërkombëtare se nuk janë zbërthyer, se ato u censuruan gjerësisht nga mediat në mënyrë të tmerrshme, u censuruan nga mediat e qeverisë.
Nuk është kuptuar mirë se çfarë efekti shkatërrimtar kanë ato mbi regjimin e Edi Ramës dhe çfarë mbështetje të jashtëzakonshme përbëjnë ato për opozitën.
Lexoni lajmet e protestës së fundit, si ishin ato? Që të gjitha si asnjëherë tjetër më parë në mbështetje të opozitës, Edi Rama është i pashpresë”, tha Berisha.
Gazeta RD