Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat tha se, Elira Kokona është Lubia 3!
Berisha theksoi se, Troplana nuk ka asgjë vetëm livadhe, por aty familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro.
“Skemë si Troplana, e menaxhuar nga famozja Lubia numër 3, Elira Kokona, në emër të patronit të saj, Edi Rama, gjen vetëm djegësin e Tiranës.
Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro.
Dhe janë vjedhur po nga familja Rama.
Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.
Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë.
Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama.
Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme.
Dëshmon dhe njëherë domosdoshmërinë absolute e ngritjes së qytetarëve shqiptare dhe largimit të tij me të gjitha mjetet nga qeveria.
Kreu i organizatës kriminale më të madhe shqiptare, Edi Rama, ka kaluar haptas pa asnjë lloj kufizimi në vjedhje dhe përvetësimin e buxhetit, të ardhurave dhe pasurive publike të këtij vendi si asnjë diktator tjetër mbi tokë.
Jo, nuk ka një të dytë.
Kam besim të plotë se shqiptarët do i japin atij shumë shpejt atë që meriton”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD