Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi qytetarët dhe opozitarët në protestën e 24 Janarit duke theksuar se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve. Ai tha se, do të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore.
Berisha: Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale.
Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.
Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve.
Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.
Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.
Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë.
Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Rroftë Shqipëria!
Rrofshi ju!
Rrofshin shqiptarët!
Gazeta RD