Berisha: Shumë faktorë të tjerë do të bashkëpunojnë me opozitën për largimin e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat tha se, shumë faktorë të tjerë do të bashkëpunojnë me opozitën për largimin e Ramës!

Berisha theksoi se kjo ka të bëjë me guximin dhe ndershmërinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të vendosur të përzënë sa më shpejt këtë “të keqe të madhe” dhe të rrëzojnë organizatën kriminale që drejtohet nga Edi Rama.

“Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, ka besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë.

Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashkë me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …