Rama na dha një leksion diplomatik që do t’ju bëjë të qeshni dhe të dridheni njëkohësisht: Shqipëria është “pika e mjaltit” në Europë, dhe Kina po e zbulon dhe është e interesuar. Mesazhi për amerikanët ishte kristal i qartë: “Bëni si unë ju them, sepse nëse nuk… gjithmonë ekziston Kina që do ta marrë pjesën e saj.”
Në një ceremoni ku u prezantua projekti i madh i parkut eolik Tropojë — një investim 600 MW nga një kompani amerikane, konkretisht CWP (një kompani amerikane e energjisë së rinovueshme) që ka marrë certifikatën për ndërtimin dhe zhvillimin e parkut me kapacitet rreth 600 MW. — Rama përdori metaforën për të nënkuptuar se Shqipëria ka alternativa strategjike. Një lloj kërcënimi diplomatik i ujëpërlarë: Amerika mund të marrë energji, por vetëm sipas rregullave të Rames, sepse Kina gjithmonë mund të marrë pjesën e saj të mjaltit.
Rama mendon se mund ti bëjë presion Uashingtonit me Pekinin. Në fakt, Maduro kishte kohë që e provonte këtë, madje edhe ditën e fundit para kapjes nga forcat speciale amerikane ai vallëzonte me kinezët, por të nesërmen e pa veten me helmet dhe shapka nga krevati në burgun e New Yorkut. Kina mund ta shpëtojë Ramën, po aq sa shpëtojë edhe Maduron!
Gazeta RD