Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Lezhë, u shpreh para demokratëve se, beteja e tyre nuk ka qenë vetëm me qeverinë, por edhe misionarët e saj në PD, si dhe kreun e mafias botërore, Xhorxh Soros.

Berisha tha se, një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në, një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush.

Berisha: Miq, po të hyjmë të numërojmë arritjet e të shkuarës janë të shumta, por unë dua t’u them ju se në qoftë se do kishte një emër tjetër, kjo parti, emri i saj do ishte e pamposhtur.

Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur.

Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti.

Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri.

Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kalvarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre.

Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në.

Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar.

Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë.

Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.

Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën.

Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë.

Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD.

Beteja juaj ishte globale.

Ishte me kreun e mafies botërore, që ishte Xhorxh Sorosi.

Ky Karl Marksi i post-marksizmit, armik i egër i PD dhe vlerave demokratike.

Por, edhe njëherë, ju u provuat të pamposhtur me zgjidhjet që bëtë.

Ju zgjodhët idealet tuaja.

Ju zgjodhët dinjitetin tuaj.

Ju zgjodhët interesin kombëtar.

Ju zgjodhët vokacionin perëndimor.

Ju zgjodhët sovranitetin e vendit.

Në kushte kërcënimesh, në kushte mjegullnash të mëdha, ju zgjodhët pluralizmit që themeluat, shpëtimin e tij.

Dhe atë kalvar, atë izolim, besuan se na varrosën 7 pashë nën tokë me izolimin.

Por ja ku jemi sot, shtatë rezoluta në mbështetjen tonë sepse qëndruam.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …