Berisha: Menduan se me izolimin tonë do të na shuanin, por gabuan rëndë! Sot jemi më të fortë se kurrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në takimin me demokratët në Lezhë, ka akuzuar Edi Ramën dhe Xhorxh Sorosin se, kërkon të izolonin PD-në, duke mendua se do ta shuanin, por gabuan rëndë.

Berisha tha se, ne donim të ishim njerëz me dinjitet, të merrnim vetë vendimet. Nuk mund të pranonim opozitë shërbëtore të qeveris dhe menduan se me izolimin tonë do të na shuanin.

Berisha: Nga buron kjo forcë e jona njerëz të thjeshtë?

Shumica juaj, njerëz me privacione reale, ekonomike dhe të tjera, nga buron kjo forcë?

Ky forcë buron nga misioni që ne besojmë, tek misioni që ne kemi marrë.

Buron tek kauzat që mbrojmë.

Kauza e lirisë, kauza e pluralizmit, kauza e dinjitetit njerëzor, kauza e interesit kombëtar, kauza e vokacionit kombëtar, janë kauzat më të drejta të individit, të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Ne i mbrojtëm ato në çdo rrethanë.

Ditën që u themeluam kemi deklaruar, mos harroni kurrë se ylli ynë polar është çështja kombëtare, se ylli ynë kombëtar është interesi kombëtar.

Miq, pra edhe njëherë, na izoluan, po pse na izoluan?

Sepse mbronim interesin e qytetarëve shqiptarë nga një organizatë kriminale qoi vidhte ata nga mëngjesi gjer në darkë.

Po pse na izoluan?

Sepse mbronim interesin kombëtar nga një tradhtar që me mburrje deklaronte se unë merrem vesh shumë mirë me kryeministrin serbomadh të Beogradit se sa me kryeministrin e Kosovës.

Pse na izoluan?

Sepse ne donim të ishim njerëz me dinjitet, të merrnim vetë vendimet.

Nuk mund të pranonim opozitë shërbëtore të qeverisë.

Dhe menduan se me izolimin tonë do të na shuanin.

Por gabuan rëndë.

Ua them unë ju këtu sot, ne festojmë këtë 35-vjetor më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë.

Sot ne festojmë këtë 35-vjetor më të gatshëm se kurrë për triumfin tonë, më të sigurt se kurrë në këtë triumf.

Ne, edhe në kushtet më të vështira, mbrojtëm parimet që besojmë dhe arritëm t’i faktojmë botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë.

Se Edi Rama, ai klouni me atlete të bardha që kalon nga një samit në tjetër, është hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Europës.

Se Edi Rama është më bandit se çdo bandit i bandave të Shqipërisë.

Ne i mbrojtëm këto teza se ishin të vërteta.

Edhe kur kthenin kokën anash, edhe kur turfullonin kur ua thonim.

Koha fakton sot qëndrimin tonë të drejtë.

Një propagandë e tmerrshme, e paimagjinueshme kundër jush për t’u mashtruar ju çdo ditë, për t’u fshehur ju çdo ditë të vërtetat, për të glorifikuar çdi ditë të keqen para jush, për t’u verbuar dhe errësuar mendjet dhe sytë.

E paguar e gjitha me paratë tuaja, me kafshatën e kafshatës tuaj.

Kjo ishte, por prapë kthehemi edhe njëherë.

Të pamposhtur.

Ne, nga tetori i vitit 2024, gjer në 5 dhjetor, 7 rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë në botë në mbështetje të kauzës së PD.

Si askund tjetër, se ato që mbrojtëm ne ishin të drejta.

Nuk ishin vetëm për ne, por ishin për njerëzit e lirë kudo në botë.

About Redaksia

Check Also

Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj vetëm për të zhvatur paratë e shqiptarëve!

Imagjinoni për një moment që biznesi juaj aktual të mos ketë asnjë tatim. Mendoni sikur …