Berisha: Ne i kemi fituar të gjitha betejat kur kemi dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Lezhë tha se, ne i kemi fituar të gjitha betejat kur kemi dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’!

Berisha akuzoi qeverinë për vjedhje zgjedhjesh, korrupsion masiv dhe kapje të drejtësisë, duke nënvizuar se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri legjitime të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

Berisha: Edhe njëherë, ne, mbajeni mend, të mos e harrojmë asnjëherë, kemi fituar në të gjitha rastet kur kemi dalë në shesh ja vdekje a liri.

Kemi fituar në vitet ’90 me këtë moto.

Kemi fituar në vitet ‘98-‘99 po me këtë moto, na vranë.

Po ne u hodhëm me moton ja vdekje, ja liri.

Dhe kur ne themi këtë, nuk ka forcë në botë që na mposht ne.

Ndaj dhe ky është misioni.

Ky është misioni që na thërret çdo demokrati e demokrateje, çdo shqiptari e shqiptareje.

Po tejkalohet çdo lloj kufiri.

Miq, ai bënte batërdinë me votat.

Makineria e tmerrshme, e neveritshme vërsulej, i fitoi zgjedhjet.

Njeriu që bënte farsën, nuk bënte zgjedhjet, i fiton zgjedhjet ky.

Tani, njeriu që vjedh me qindra e qindra milionë e miliarda, jo, thotë se nuk janë dokumente ato.

Do t’i tregoj popullit dokumentet.

Prandaj i them këtu mos blloko drejtësinë.

Drejtësia është e tëra në kontrollin e tyre.

Ne, siç e dini.

Por përsëri ka një gjë miq, që kur është krijuar shteti 5 mijë vite më para, ai pushtet është lënë të gjykojë këta që qeverisin.

Dhe po të mos jetë ai, atëherë ne dalim në një rend parashtetëror, dalim me një rend mijëra vjet më para.

Por me mendësinë e tij ky beson se do mund të shpëtojë.

Për t’ia bërë të qartë edhe njëherë, ke zero legjitimitet.

Bëj lobime, shko ku të duash dhe bëj ç’të duash.

Ke vjedhur zgjedhjet, ke vjedhur qindra e qindra milionë ose miliarda para të qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka pasur kjo tokë hajdut si ti, me veten, me familjen, me rrethin, me të gjithë me radhë.

Ndaj dhe miq, ta mbyll edhe njëherë, ne jemi të pamposhtur, ne  e kemi faktuar.

E kemi faktuar që jemi të pamposhtur dhe do ua faktojmë shqiptarëve në mënyrën më të vendosur.

Vendi kërkon qeveri legjitime, vendi kërkon qeveri të dalë nga vota e lirë.

Ja, ky është dallimi i madh i yni

Vendi kërkon që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, të zgjedhin atë që duan.

Forcë në botë që të na pengojë ne në këtë mision nuk ka.

Rrofshi ju!

Rroftë Lezha!

Rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …