Berisha-Ramës: Po bllokove drejtësinë do të kesh fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit të 35 vjetorit të themelimit të degës së Lezhës, paralajmëroi Ramës se po bllokoi drejtësinë do ketë fatin e babait të tij shpirtëror, Enver Hoxhës.

“Tani na del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë që unë nuk njoh vendimet. Thotë që unë do përdor imunitetin për të mbrojtur Lubinë, për të mbrojtur Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit.

Thotë se ju, o demokratë, o shqiptarë, ju kam vjedhur, do t’u vjedh dhe ju nuk keni se ç’bëni.

Ja këtu po i them nga Lezha, në mënyrë absolute, po bllokove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës do kesh”, tha Berisha.

Berisha: Ndaj dhe rikthehemi tani në këtë 35-vjetor.

Çfarë është ky 35-vjetor për ne?

Ky 35-vjetor është një kushtrim për ne, është një kushtrim i madh të përmbushim misionin tonë.

Miq, kemi dalë në fushëbetejë.

Kemi qartësuar për çdo shqiptar dhe çdo njeri të lirë në Europë dhe botë se armiku i vullnetit të qytetarëve shqiptarë e ka emrin Edi Rama.

Se ai ka zero legjitimitet.

Se ai ka grabitur mandate me të gjitha mënyrat.

Se ai qëndron në pushtet si përfaqësues i karteleve më të rrezikshme të drogës në Shqipëri dhe Europë.

Por, një gjë, që një qeveri të qëndrojë në pushtet pa legjitimitet, çdo ditë që ajo qëndron, qëndron për shkak se opozita nuk i ka dhënë asaj drurin që meriton.

Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet.

Një pushtet i paligjshëm rrëzohet dhe vetëm rrëzohet.

Sot presidenti Donald Trump u bëri thirrje iraniane, pushtoni institucionet tuaja sepse xhelatët e Teheranit vranë mbi 2 mijë protestues paqësorë në rrugët e qyteteve të tyre.

Si qëndron puna tek ne?

Ne përsëri jemi parti, besojmë në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore.

Ne nuk i drejtohemi dhunës dhe u them unë ju këtu, ta keni shumë të qartë, secili prej jush këtu dhe çdo demokrate e demokrat, është i aftë të bëjë zap 100 hajdutë të këtij pushteti kudo që janë.

Hajduti ka vetëm një ligj, vodha, ika, u fsheha.

Kështu janë këta, ia mbathin si minjtë.

Mos harroni kurrë, nuk ka kriminelë më të rrezikshëm, nuk ka hajdut më të madh askund, as tek Troplinët, as tek Çelët dhe në asnjë klan tjetër se sa Edi Rama në qeveri, se sa Taulant Balla në krye të grupit parlamentar, se sa Lubi Balluku. Etj, etj.

Jo, jo, nuk kanë të krahasuar.

Duhet t’i shohim gjërat siç janë.

Çfarë bënë tani?

Ne i përmbushëm detyrimet tona, mbrojtëm votën.

Por edhe këta ditë e natë i denoncuam për çdo vjedhje, për çdo akt dhe për çdo gjë.

Dhe ato po faktohen.

Tani na del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë që unë nuk njoh vendimet.

Thotë që unë do përdor imunitetin për të mbrojtur Lubinë, për të mbrojtur Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit.

Thotë se ju, o demokratë, o shqiptarë, ju kam vjedhur, do t’u vjedh dhe ju nuk keni se ç’bëni.

Ja këtu po i them nga Lezha, në mënyrë absolute, po bllokove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës do kesh.

Po qe se beson se pasi na i ke lënë të sëmurët në spitale pa ilaçe, fëmijët në shkolla pa ngrohje duke i vjedhur, rrogat dhe pensionet më të ulëtat në rajon, pasi ke ndërtuar parajsën tënde me paratë e qytetarëve, kafshatën e tyre dhe je kapur me dokumente për të gjitha këto, mendon se do përdorësh imunitetin, gjej vrimën e miut.

Ja ku po ta them, se kurrë nuk do ta pranojmë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …