Berisha: Kreatx mori tenderin e ujësjellësit të Durrësit, dyfishoi faturat dhe manipuloi bilancet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Kreatx mori tenderin e ujësjellësit të Durrësit, dyfishoi faturat dhe manipuloi bilancet.

“Ekzistojnë dyshime të forta se stafi i Kreatx ka pasur akses të pakufizuar në serverat e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës duke bërë ndërhyrje manuale në faturat dhe bilance pa autorizim zyrtar’, theksoi Berisha.

Sipas liderit demokrat, ‘de facto’ ata kanë marrë në drejtim të gjithë fondet dhe buxhetin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit.

Tani, një rast i bukur shumë.

Thashë, sot do të kishit vetëm një aspekt të Duranës, të famshmes Duranë.

Mekanizmi i tenderave.

Rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI.

Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet.

Dokumentet e prokurimit vërtetonë se Kreatx, anëtar platinium i ACTI, dominon përmes eliminimit sistematik të konkurrencës tenderin e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës në shtator 2025.

Kreatx fiton kontratën me 4.7 milionë lekë si operatori i vetëm në garë duke marrë pothuajse 100 përqind të fondit limit.

Prisni tani.

Eliminimi teknik.

Në tenderin prej 12 milionë lekë, operatori rival Uptech skualifikohet me argumente teknike duke lënë rrugën të hapur për Kreatx.

Sfidomi i ankesave.

Edhe kur operatorët ankohen për skualifikimin e padrejtë në tendera, komisioni i prokurimit lë në fuqi prokurimin e mëparshëm.

Shiko çfarë bëjnë tani këta.

Skandali me ujësjellësin e Durrësit.

Shikoni se si futin duart në fatura këta. Se si vjedhin fatura këto kompani. Se si rrisin tarifat.

Këto janë të paimagjinueshme.

Sipas të dhënave dhe dëshmive të mbledhura, sistemi i defekteve, Kreatx instaloi një aplikacion financiar, i cili shfaqi probleme serioze teknike duke përfshirë dublikimin e faturave të qytetarëve.

Ja pra, vidh këta, paguaj qytetarët.

Dyfishojua çmimin e ujit qytetarëve këta hajdutë për të ndarë paratë.

Dyfishojnë çmimin e ujit me fatura.

Ndërhyrje të paautorizuara.

Ekzistojnë dyshime të forta se stafi i Kreatx ka pasur akses të pakufizuar në serverat e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës duke bërë ndërhyrje manuale në faturat dhe bilance pa autorizim zyrtar.

De facto këta kanë marrë në drejtim të gjithë fondet dhe buxhetin e ujësjellës-kanalizimeve.

Tërheqje e dyshimtë.

Pak para se të shpërthente dosja e AKSHI-t, Kreatx u tërhoq nga UKD dhe u zëvendësua me Financa 5, por gjurmët e tyre mbeten ende në kompjuterët e administratës.

Hajduti ka vjedhur dhe ka ikur.

Nuk mjafton me ato që marrin me tenderat e AKSHI-t, këta duan të gjithë Shqipërinë.

Gropat financiare dhe fshehja e borxhit.

Bilanci zyrtar, raportohen rreth 160 milionë euro borxh nga ujësjellësi i Durrësit.

Bilanc real. Investigimi sugjeron se borxhi real i UKD mund të arrijë në 400 milionë euro.

Imagjinoni se ku e çuan këta.

Ndërhyrjet e Kreatx mund të jenë të përdorur për të fshehur shpërdorimin e fondeve, vjedhjen e tyre dhe buxhetin real që vjen”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vlora sërish pa ujë!

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si …