Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Parku Troplana është instrument vjedhje nga familja Rama!
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, kompania Kreatx e baxhanakut ka kapur thuajse të gjitha kontratat strategjike.
“Metoda, 80 përqind të rasteve tenderat fitohen me një operator të vetëm dhe skualifikim i rivalëve për shkaqe teknike. Kreatx i plotëson të gjitha ato, gjithnjë, se vetëm softi i saj është softi që i përgjigjet, softi i Frangut’, theksoi Berisha.
Sipas tij, kjo ushtri tenderash që vijnë nga çdo cep i Shqipërisë ka një qëllim final, grumbullimin e fitimeve në parajsën Durana.
Tani, Durrësi ishte vetëm një shembull.
Por nuk ngopen këta.
Kreatx nuk është mjaftuar me Durrësin.
Dokumentet e prokurimit vërtetojnë se kompania e Armand Frangut alias Ermal Beqirit ka kapur pothuajse çdo kontratë strategjike për mirëmbajtjen e sistemeve të IT në ujësjellësat e gjithë Shqipërisë, Elbasan, Vlorë, Dibër, Shkodër.
Statistikat e dominimit absolut.
Një analizë e Open Procurement Albania tregon se Kreatx ka një shkallë suksesi të jashtëzakonshëm në këtë sektor.
Numri total, 37 kontrata.
Vlera totale, 254 milionë lekë.
Metoda, 80 përqind të rasteve tenderat fitohen me një operator të vetëm dhe skualifikim i rivalëve për shkaqe teknike.
Kreatx i plotëson të gjitha ato, gjithnjë, se vetëm softi i saj është softi që i përgjigjet, softi i Frangut.
Kjo ushtri tenderash që vijnë nga çdo cep i Shqipërisë ka një qëllim final, grumbullimin e fitimeve në parajsën Durana.
Pra, kjo ishte një paraqitje e bazës antiligjore të parkut të Troplanës si në instrument vjedhje nga familja Rama, Lindat e tij, për të cilën ai, këtë të AKSHI-t, ka respektin maksimal sepse i siguron të ardhura maksimale”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD