Deputeti socialist shpërthen kundër qeverisë/ “Po falimentojnë blektorinë duke shitur qumështin me aflatoksinë”

Çfarë thotë postimi i Braçes:

Denoncimi: Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron. Deri dje kishte skemën gjoja njerëzit i hidhnin ujin, me gjasë qumështit. çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja dhe aflatoksinë dhe po kërkon të na përzërë fare. Ku të vemi ne? Ku t’i çojmë lopët? Ku dreqin të mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujqësisë? e të tjerë me radhë.

Braçe: Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.

E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdhaja për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot.

Rrënimi i baxhove, siç e pata lajmëruar, ka lënë në treg vetëm dy faktorë: bujkun, blegtorin në këtë rast, siç kjo goca këtu që më shkruan mua dhe plot të tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet një për një, dhe fabrikave.

Tani, pas rrënimit të baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e çon më qumështin, ose tek fabrika dhe me çmimin që do fabrika, ose asgjëkundi tjetër.

Urdhëroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thonë që e keni qumështin me aflatoksinë. Ku ta çojnë ata?

Po mirë, po fabrikat si prodhon? Me gjasë, ka gjetur lëndë diku tjetër.

Se Shqipëria, për shkak të lagështirës, duhet të jetë doemos me aflatoksinë.

Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedhës, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar i këtyre magjistarëve të financave publike shqiptare, që nuk kuptojnë kurrë dhe s’kanë për të kuptuar kurrë ndonjëherë, se kurrë nuk e kanë ulur menderen atje tek, tek stalla e lopëve, ku këta njerëz kanë ndërtuar jetën e tyre. Kaq e thjeshtë.

About Krye Redaktor

Check Also

Shtetet e Bashkuara fusin në listën e zezë Ramën

Shtetet e Bashkuara kanë future në listën e zezë Ramën dhe regjimin e tij duke …