Më 24 janar në orën 17:00 protestë para Kryeministrisë

Partia Demoratike, ka vendosur orën 17:00, për të zhvilluar protestën kombëtare të thirrur më datën 24 janar.

Ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes që ka zhvilluar Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve.

Kujtojmë se protesta e mëparshme e thirrur nga Berisha u mbajt në 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Berisha dhe PD kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila sipas tyre do të përgatiste terrenin për zgjedhje të parakohshme.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …