Avokatja: Do të padis në SPAK presidentin Begaj  

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se po përgatit dosjen për ta depozituar në SPAK kundër presidentit të Republikës, Bajram Begaj,

Kala gjatë intervistës në Syri TV tha se, veprimet e fundit të Kreut të Shtetit lidhur me interpretimin e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një tentativë për kapjen e këtij institucioni.

Në qendër të akuzave është kërkesa e Presidentit Begaj për interpretim mbi mandatet e gjyqtarëve kushtetues. Juristja argumenton se ndonëse kërkesa u paraqit si një veprim për të gjithë anëtarët, interpretimi dhe vendimmarrja që pasoi u aplikua në mënyrë selektive vetëm për dy prej tyre. Ky veprim, sipas saj, ishte i qëllimshëm dhe me një motiv të qartë.

Olta Zaçaj dhe gjyqtari Gent Ibrahimi. Pra, në këndvështrimin tim, kanë mbajtur një qëndrim shumë korrekt dhe në të gjithë atë analizë që kanë bërë, kanë thënë që fillimi dhe mbarimi i mandateve është i parashikuar qoftë në kushtetutë, qoftë në dekretin e emërimit të një gjyqtari dhe mbi të gjitha në opinionin e Komisionit të Venecias. Kështu që për këtë, sepse tani të kthehemi prapë te presidenti Begaj. Atëherë, meqënëse është ky iniciatori i kësaj gjëje, që kërkonte interpretim. Tani ai thotë që unë kam kërkuar interpretim për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. A e mori? Nuk e mori, se ka marrë interpretimin vetëm për dy. Njëra që i ka mbaruar me kohë, me dorëheqje, dhe sot presidenti Begaj ka marrë në analizë vetëm… Dhe ai, këtë thonte, qëllimi i tij ishte për pesë.

Atëherë çfarë ka bërë Presidenti Begaj nga momenti, pra s’ka bërë asgjë, s’ka bërë asgjë, sepse ky pra ishte motivi, që në dhjetor të 2024-ës, që edhe ky vend i lakmueshëm që kishte ngelur i pakontrolluar nga pushteti, duhej të merrej dhe të bëhej si me të gjithë mandatet e tjera. Ndërkohë, po i jap dhe këtë lajm ekskluziv në këtë të nderuar studio. Unë po përgatis kallëzimin penal, fillimisht për presidentin Bajram Begaj, sepse nëse deri dje në krye të forcave ushtarake ka abuzuar me prona për të cilat në fakt po hetohet dhe do japi llogari, por patjetër duhet të japi llogari edhe për abuzimet që ka bërë me kushtetutën, sepse ne presidentin në kushtetutë e kemi simbol të unitetit kombëtar, e kemi drejtues të forcave të armatosura, por ne nuk mund të kemi një president i cili përdoret nga qeveria, përdoret nga influenca të ndryshme, qoftë dhe kriminale, për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe më gjerë.

Kështu që shumë shpejt do depozitoj në SPAK një kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, minimalisht, ndaj presidentit Begaj dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij në lidhje me këtë vendimmarrje shumë të gabuar, në lidhje me këtë vendimmarrje për ta mbyllur, që cënon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe që ka interes për publikun, i nderuar. Të njëjtën gjë mund ta bëjnë në një moment të dytë edhe parlamenti, për tre anëtarët e vet, se ka dhe parlamenti tre anëtarët e vet. Ka dhe Gjykata Kushtetuese për tre anëtarët e vet. Pra, në një moment të caktuar, të dy këta subjekte që kanë nga tre secili anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ngrihen një ditë bukur dhe thonë, nuk na pëlqen po them Asim Vokshi dhe hajde ta zëvendësojmë, dhe fillojnë me këtë interpretimin bazuar në këtë vendim antikushtetues që ka marrë vetë Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Hoti: Rama e falimentoi shtetin! Studentët nuk janë mall që transportohen nga Tirana në Durrës!

Deputetja e PD, Elda Hoti u shpreh se, Shqipëria renditet në fund të listës së …