Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar.
Ai theksoi se, Edi Rama ka nisur një betejë të rrezikshme kundër Kushtetutës dhe është përfshirë në skandale të shumta korruptive, duke përdorur struktura shtetërore si AKSHI për të kaluar pasuri të paligjshme.
“Ai e di, ai ka nisur betejën me Kushtetutën, betejën më të egër, më të rrezikshme kundër shqiptarëve.
Ai e di se Mirlinda dhe Linda janë personazhe kryesore të AKSHI-t. Ai e di, se aty ku thuhet Ermal Beqiri, është Armang Frangu dhe i ka të vërtetuara të gjitha Geron Meçe.
Ai e di se në ato zyrat e Ergys Agasit është i filmuar dhe në shtëpinë e tij, si një nga personazhet më të turpshme të një vendi.
Ai e din se me AKSHI-n, me Ermal Beqirin, ai kaloi në Surrel, qindra e qindra milionë euro.
Pra është e qartë, është në rreth të kuq, se ai po të mos ishte vetë personalisht, as për Lindën as stërLindën, as Lubinë as stërLubinë nuk i binte ndërmend.
Do ishte i gatshëm dhe për skena Makbethiane që të shpëtonte veten e tij, por nuk shpëton dot.
Nuk shpëton dot se janë videot.
Nuk shpëton dot se janë dokumentet.
Nuk shpëton dot se janë dëshmitë. Dëshmitë e të penduarve të drejtësisë dhe dëshmi të tjera. Po.
Në të dy dosjet, i di ato ai. Ndaj dhe i them këto që shqiptarët ti kenë të qarta se çfarë rreziku përbën ky i papërgjegjshëm, kreu i organizatës kriminale për Shqipërinë dhe vendin. Është kapur në qark, nuk ka më.
Ai po mbron veten e tij se dhe vaj të nxehtë do të ju hidhte në vesh në mesnatë, po të shpëtonte. Por nuk shpëton dot. Jo. E ka shumë të qartë.
Do thotë kush por po aludon. Nuk jam unë që kam aluduar për krimet e tij. Është ai që është i akuzuar dhe për krime. Po, absolutisht. Ndaj dhe i them këto që qytetarët të realizojnë se çfarë rreziku paraqet ky njeri në pushtet. Çdo ditë e tij në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD