Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, narko-diktatori nuk e heq Lubinë sepse në dosjen e saj, në tre rreshta, dy janë për Edi Ramën.
Sipas Berishës, ky vit ka nisur ndryshe nga të tjerët, pasi Rama ka bllokuar proceset kushtetuese dhe ka refuzuar të heqë imunitetin për ministrat dhe deputetët e akuzuar për korrupsion, një veprim që kreu i PD e sheh si një shkelje të rëndë të Kushtetutës.
“Pra, çështja është se shqiptarët presin zgjidhje nga PD dhe opozita sepse kjo qeveri jo vetëm ka shkëputur, por ka shprehur papërgjegjshmëri të plotë në qëndrimin ndaj qytetarëve.
Të nderuar zonja dhe zotërinj, ky vit fillon si asnjë tjetër në historinë 35-vjeçare të pluralizmit politik.
Si asnjë vit tjetër!
Ky vit fillon me një grusht shteti në zhvillim nga kreu i qeverisë apo narko-diktatori.
Si asnjëherë në historinë e këtij vendi dhe të parlamentit, kryehajduti i kombit ka bllokuar procedurën kushtetuese, detyrimin kushtetues për të hequr imunitetin deputetëve, ministrave që akuzohen nga organet e drejtësisë për vjedhje, për korrupsion, për shpërdorim.
Ky është një akt antikushtetues me pasoja shumë dramatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ky është ekzekutimi para shqiptarëve i një pushteti që quhet pushteti i drejtësisë.
De facto, marrja totalisht në duart e tij nga Edi Rama.
Parashikimet tona kanë qenë të drejta.
Nuk heq dot ai sepse në dosjen e Lubi Ballukut, në tre rreshta, dy janë për Edi Ramën.
Pra, Lubia nuk pranon në mënyrë kategorike dhe i thotë je ti, dhe unë jam mbrapa.
Se e vërteta kështu është.
Të themi atë që është.
Nuk ka më hajdute se ajo.
Por ky është më hajdut.
Dhe tani që dosja në tre rreshta, dy i ka për Ramën, ai nuk pranon kurrsesi.
Nuk pranon në asnjë mënyrë ta dërgojë atë në bankën e akuzës.
Ka me borxh të mbyllë parlamentit, të shkelmojë Kushtetutën, të krijojë çdo lloj konflikti, por pushtetin nuk e dorëzon”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD