SEE News, South East Europe News, rrjeti profesional i lajmit të specializuar në analizë biznesi, raportime krahasuese dhe renditje mbi kompanitë, qeveritë dhe investimet rajonale në Evropën Juglindore, publikoi së fundmi edhe renditjen e kompanive më të mëdha në rajon për vitin 2024, në edicionin e tetëmbëdhjetë të saj.
Në “SEE TOP 100” për vitin 2024, ku renditen kompanitë, bankat dhe siguruesit më të mëdhenj të 11 shteteve të Evropës Juglindore, SIGAL Insurance Group përfaqësohet me të tre degët e sigurimeve në rajon, SIGAL në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.
Dega e SIGAL në Shqipëri renditen në vendin nr. 51/100, e rritur me dy vende nga viti paraardhës, me 58.4 milionë euro prime të shkruara bruto, 4.19% rritje nga viti paraardhës dhe 4.1 milionë euro fitim, e rendit SIGAL në Shqipëri si kompaninë e parë të sigurimeve në vendin tonë.

Në Top 100-shen e siguruesve të 11 vendeve të Evropës Juglindore bën pjesë edhe SIGAL në Maqedoninë e Veriut, kompania radhitet në vendin nr. 81/100, e rritur me shtatë vende nga viti paraardhës. Ndërsa SIGAL në Kosovë radhitet në vendin nr. 92/100, duke ruajtur pozita të pandryshuara.

Kjo renditje konfirmon pozitat tërësore të SIGAL Insurance Group si kompania më e madhe e sigurimeve në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut./Marrë nga Sigurime Online
Gazeta RD