Berisha: Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit! Rama nuk do mesazhet si prova se në mesazhe janë dhënë urdhra ekzekutimi

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një mbledhjeje me kryetarët e degëve tha se, Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit, Rama tani nuk do mesazhet si prova, se në mesazhe janë dhënë urdhra ekzekutimi.

Në fjalën e tij, kreu i PD bëri thirrje për mobilizim, dialog intensiv me anëtarët dhe organizim protestash, duke e cilësuar vitin aktual si “vit misioni”.

Berisha theksoi se largimi i Ramës nga pushteti, sipas tij, mund të bëhet vetëm nga qytetarët përmes një “kryengritjeje paqësore”.

Berisha: Ky del dhe thotë se unë kam respektin maksimal për atë lindjen e AKSHI-t. Sepse Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Ta dijë çdo shqiptar. E kemi denoncuar përpara, e kemi denoncuar fort, por koha e provoi që Linda e Akshit është Linda e Surrelit.

Sepse ishte kunati i saj, ai që plaçkiste me qindra e qindra milionë euro për familjen në paratë publike në AKSHI-n e famshëm të tij. AKSHI merrte peng me urdhër të kunatit, biznesmen që guxonin të paraqisnin oferta për tendera në AKSH. AKSHI dhe i gjithë shteti kontrollohej nga një bandit, nga një mafioz që quhet Ergys Agasi, i cili merrej me vrasje, i cili merrej me kontrollin digjital elektronik të të dhënave personale të çdo shqiptari, të çdo të huaji dhe eksportonte të dhënat më sekrete të vendit në duart e organizatave kriminale dhe armiqve të NATO-s dhe të Shqipërisë.

Ky është pak a shumë kalbësira që kemi përpara dhe që ne duhet të matemi. Prandaj dhe ky vit është viti i misionit tonë. Një gjë ta ketë të sigurt çdo demokrat e demokrat. Mos kemi asnjë iluzion, të bëhemi tokësorë dhe realistë. Atë nuk e heq kurrë drejtësia. Ai ka të gjitha çelësat për t’ia mbyllur derën siç po ja mbyll drejtësisë. Nuk vjen kush nga jashtë për ta hequr. Atë duhet ta heqim ne. Ne shqiptarët na kanë votuar. Nuk na skualifikuan pavarësisht terrorit që ushtruan, na kanë votuar për ta hequr atë. Për të përmbushur misionin tonë, largimin e tij nga pushteti.

Ndaj dhe duhet një dialog intensiv me anëtarët tanë. Është, e themi, e kemi thënë dhe përpara, është koha e guximtarëve, është koha e idealistëve, është koha e njerëzve që vendosin të sakrifikojnë për idealet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë, të ardhmen e shqiptarëve, të ardhmen e tyre.

Kjo protestë ka rëndësinë e madhe. Bota e pret me kohë këtë protestë. Shqiptarët e presin nga ne me kohë këtë protestë. Sikundër presin zërin tonë të revoltuar, kryengritjen tonë paqësore të përditshme gjerë në rrëzimin e tij.

Po të shohësh në aparencë, ne jemi një parti e madhe. Jemi me një elektorat të madh. Por natyrisht beteja krijon dhe problemet e veta. Ndaj dhe ne do e bazojmë këtë betejë në guximtarë, se vetëm ata, vetëm ata do mund të shpëtojnë Shqipërinë. Nuk mundet dhe njëherë, asnjë nga ne nuk mund të mendojë asgjë tjetër përveç përmbushjes së misionit tonë, largimit një minutë më parë nga pushteti të kësaj organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

E kuptoni ju? Ai nuk do tani. Ai thotë, ç’vlerë ka mesazhi? Por shkaku se në mesazh i janë dhënë dhe urdhëra ekzekutimi. Pam, pam, pam, i thotë Ergys Agasi atij që flet. Po se ka të vrarë dhe të zhdukur, kjo për Edi Ramën nuk është krim. Pra, është bërë një betejë e gjatë. Është arritur në këtë masë të tejkalohen perdet e tmerrshme të trasha të censurës dhe mashtrimit mediatik që ky krijoi mbi shqiptarët.

Kudo që shkon, ky shkon tani si një kryetar i një organizate kriminale, në të katër anët. Ndaj dhe, thirrja ime për ju, për kryesitë e degëve, për anëtarët dhe mbështetësit tanë, t’i përgjigjemi orës tonë, t’i përgjigjemi kohës, të mbrojmë ato ideale për të cilat kemi kushtuar jetën dhe vite e dekada veprimtari.

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut, Berisha: Rama po përdor deputetët për t’i mbyllur rrugën drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Edi Rama po shfrytëzon 83 mandatet në …