Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me gazetareët tha se, parlamenti nuk funksionon më si institucion kushtetues, por është “de facto i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës”.
I pyetur nga gazetari Osman Stafa mbi marrëdhënien që Partia Demokratike do të ketë me Kuvendin, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar edhe protesta kundër qeverisë, Berisha u shpreh se situata aktuale e bën të pamundur një funksionim normal parlamentar.
Osman Stafa, News 24: Ditën e hënë, nis për vitin 2026 edhe seanca e parë plenare. Cila do të jetë marrëdhënia e PD me Kuvendin e Shqipërisë, sa kohë keni lajmëruar një protestë, të cilën e konsideroni reagim të qytetarëve ndaj qeverisë së kryeministrit Rama?
Sali Berisha: De facto, parlamenti është i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës.
Parlamenti është totalisht i aneksuar.
Se çfarë do bëjmë, do e vendosim, por fakti është ky që them unë.
Në qoftë se shkojmë, shkojmë për ta demaskuar.
A mund të shkohet kur në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren mbrohet Lubi Balluku?
A e kupton ti Osman që të gjithë ata që hyjnë në atë parlament nga partia e krimit, mund të thonë njëzëri se jemi Lubi.
Dhe janë shumica e tyre, jo të gjithë.
Gazeta RD