Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp denoncoi një tjetër skandal tonditës. Ai tha se, Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit.

Berisha paraqet një pjesë nga dosja e hakeroimit ku hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakerimin.

Berisha: Sot, para jush dhe shqiptarëve, paraqes faktin tronditës, paraqes dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare, është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK.

Ju lutem, dëgjojeni.

Përshëndetje Doktor.

Një informacion të veçantë. Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakerimin.

Pjesë nga dosja:

Me datën 12 shkurt 2025, ora 21.17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut.

Më pas ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah mos e hapsha dot’. Më tej Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit, ‘se do t’i shkruaj Rramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’.

Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës.

Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë.

Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë.

Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi.

Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera.

Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.

Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë.

Image

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …