Elisa mbërrin në Kiev/ Bisedime me Ukrainën për të zbrapsur Rusinë

Ministrja Spiropali ka nisur bisedimet me Ukrainën për të zbrapsur Rusinë. Bisedimet po mbahen sekret dhe deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këto bisedime. Elisa i ka përcjellë homologut ukrainas mesazhin se Rama do nisë prodhimin e dronëve.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Kiev, ku është pritur nga homologu ukrainas, Andrii Sybiha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë pamje nga takimi, ku bashkë me ministrin Sybiha kanë zhvilluar edhe homazhe pranë ‘Murit të Kujtesës’, për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.

Krahas pamjeve, Spiropali ka shkruar se te kujtimi i të rënëve për pavarësinë e Ukrainës gjen frymëzim qëndresa e sotme e popullit ukrainas përballë agresionit rus.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Laert Mera. Përshëndetje doktor. Më 17 prill, ndërkohë që protestohej në bulevard, në zona të …