Hakerimi i SPAK/ Berisha: Arnold Rrokaj raportonte direkt te Rama! Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, hakerimi i SPAK përbën një nga krimet më të rënda ndaj drejtësisë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për implikim të plotë në këtë ngjarje.

Berisha tha se, sipas fakteve të dala, Arnold Rrokaj raportonte drejtpërdrejt te kryeministri, duke e cilësuar këtë si provë të përfshirjes së kreut të qeverisë dhe kërkoi dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Berisha: Pra, besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre.

Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës.

Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar.

Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda.

Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, shikoni pra se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar kërkonte të vidhte dokumentet sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të mund të kontrollonte këtë proces në mënyrat e tij.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal.

Edhe njëherë kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të kryeministrit.

Sikundër u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend sepse Edi Rama po kërkon t’i shkelmojë, t’i nënçmojë, t’i përdorë ato për qëllime krejtësisht kriminale të vetat.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i SHBA/ Organizata kriminale po destabilizojnë vendin, VanHorm: Prioritet i Trump në Shqipëri…

Shtetet e Bashkuara po ashpërsojnë mesazhet e tyre ndaj regjimit të Tiranës. Deklarata e fundit …