Rama RTSH do të mbyllet!

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar, mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama kërkoi mbylljen totale të Televizionit Shqiptar për një afat të papërcaktuar, deri sa të arrihet sipas tij një reformim total.

Sipas Ramës të gjitha opsionet janë në tavolinë për RTSH-në, nga mbyllja te partneriteti publik dhe privatizimi.

”E vërteta historike është se kemi tentuar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet, por kemi dështuar. Deri tani bilanci i tij është një “dështim i suksesshëm”, dmth nga borxhi në borxh, në mosperfillje. Nuk e kemi një televizion publik në Shqipëri; hera e fundit kur e kam parë ka qenë në vitin 1990, para përmbysjes së sistemit.

Kam shkuar i ftuar, por nuk kam parë as veten, janë të vetmet intervista dhe nuk kam marrë asnjë mesazh. U kam thënë: mbylleni. S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, deri kur t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është”, ka deklaruar Rama.

About Redaksia

Check Also

Shtetet e Bashkuara përgënjeshtrojnë Ramën

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në …